Mbi vendin tonë të martën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i qëndrueshëm. Gjatë ditës do të fryjë era nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–5 m/s.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 26 gradë Celsius
Gjatë kësaj jave në Kosovë parashihet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat do të jenë relativisht të larta për këtë periudhë të vitit, veçanërisht gjatë ditës, njofton IHMK.