Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe ca riga shiu

Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe ca riga shiu

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu. Kryesisht në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes, reshjet e shiut lokalisht pritet të përzihen apo shndërrohen në ato të borës, konkretisht në disa pjesë të Rrafshit të Kosovës. Në zonat malore vetëm reshje bore.

Era do të fryjë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi prej 15-38 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 9°C.