Institute Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13°C, ndërsa ato maksimale pritet të jenë ndërmjet 25-29°C.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s.
Sipas institutit, të dielën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin reshje të përcjellura me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14°C, ndërsa ato maksimale ndërmjet 25-29°C. Do të fryjë erë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri 6m/s.