Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Moti për nesër deri në 36 gradë

Moti për nesër deri në 36 gradë

Të hënën parashikohet mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Kujdes, sepse mund të dehidroheni dhe të keni goditje nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Era do të fryjë nga perëndimi dhe jugperëndimi, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi nga 20-65 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 33 deri në 36°C.