Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Moti > Moti për dy ditët e ardhshme

Moti për dy ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se ditën e shtunë parashihet të mbajë me mot me diell dhe vranësira të çrregullta.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, vranësirat gjatë ditës parashihen të shoqërohen me riga shiu, kryesisht në pjesën perëndimore dhe veriperëndimore të Dukagjinit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell”, thuhet në njoftim.

IHMK po ashtu bën të ditur se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

“Në fushat termike nuk do të ketë ndryshime, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale , ndërsa minimale do të shënojnë rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”.

Gjithashtu, IHMK njofton se java e ardhshme parashihet të jetë kryesisht dinamike, me reshje të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa temperaturat maksimale do të shënojnë ulje të lehta për shkak të prezencës së masave të ajrit nga drejtimi i verilindjes.

/TV Arbëria

Themes by WordPress