Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë.
Nuk përjashtohet mundësia të kemi vërshime në shumë vende, kryesisht në pjesën veriore, veriperëndimore dhe perëndimore të Kosovës.
Grafiku në fushat termike do të shënojë vlera të larta të temperaturave, dukshëm mbi vlerat e mesatareve.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë celsius.
/TV Arbëria