Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Moti në ditët në vazhdim

Moti në ditët në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë të dobët shiu. Temperatura maksimale deri në 30 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Prreshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira tê cilat do të marrin karakter zhvillime duke kushtëzuar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë në lindje të Shqipërisë dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut.

Ditëve të ardhshme na pret mot me diell, vranësira e ndonjë rigë ose rrebesh të rrallë shiu. Dy tri ditët e ardhshme nuk pritet nxehtësi e madhe, por temperaturat do të rriten përsëri pas disa ditëve./MeteoBallkan