Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashikohet mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-17 gradë Celsius.
Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.