Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Moti gjatë javës së ardhshme, mëngjeset do të jenë me ngrica

Moti gjatë javës së ardhshme, mëngjeset do të jenë me ngrica

Moti gjatë javës së ardhshme parashihet të jetë i vranët e me intervale me diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në mëngjese parashihen ngrica dhe vende-vende mjegull.

“Prandaj rekomandohet kujdes i shtuar për pjesëmarrësit në trafik”, ka njoftuar IHMK.

Të enjten vende-vende priten riga shiu, ndërsa në viset malore parashihen edhe fjolla bore.

“Temperaturat do të jenë të ulëta, veçanërisht në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes”, ka njoftuar IHMK.