Të premten në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të sillen mes -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale mes 10 dhe 13 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.