Mendimi për motin njofton se ditëve të ardhshme do të ketë mot më jostabil. Orëve të para të ditës do të ketë më shumë kthjellime e intervale me diell, derisa pasdite më pas me zhvillime të vransirave, paraqiten kushte për rrebeshe shiu dhe bubullima.
Vende-vende rrebeshet mund të jenë më të theksuara, e nuk përjashtohen mundësitë të shoqërohen me breshër lokalisht. Temperaturat maksimale ditën e mërkurë zbresin në 29C e 31C, e të enjten në 27C e 28C. Minimalet gjatë kësaj periudhe luhaten ndërmjet 14C e 17C. Do të fryjë erë veriore-verilindore e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.
Në fundjavë paraqiten kushte për më shumë kthjellime e diell, ndërsa temperaturat shënojnë rritje deri në 30C e 32C.