Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 deri në 12 gradë Celsius.

Teksa gjatë ditëve të ardhshme parashihen edhe intervale me diell, ndërsa erërat do të fryjnë mesatare deri lokalisht të forta, kryesisht nga veriperëndimi dhe verilindja.