Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Mot i vranët dhe me riga lokale shiu

Mot i vranët dhe me riga lokale shiu

Të mërkurën, vendi do të ndodhet nën ndikimin e fushave të presionit në rënie, duke favorizuar zhvillim të vranësirave të dendura.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, parashihet mot kryesisht i vranët me mundësi për riga të dobëta dhe lokale shiu.

“Parametrat termikë do të mbesin relativisht stabil, ndërsa fusha barike do të shënojë rënie graduale. Era do të fryjë nga jugperëndimi, me shpejtësi 1–9m/s. Temperaturat minimale pritet të luhaten ndërmjet -1°C deri 7°C, ndërsa maksimalet ditore do të arrijnë vlera prej 8°C deri 11°C. Të mërkurën priten vlerat më të larta termike të javës, ndërsa ditët pasuese do të karakterizohen nga fusha termike më të ulëta, tipike dimërore”, thuhet në njoftim.