Që nga orët e para të ditës së enjtë apo mesdita, rrebeshe shiu dhe bubullima pritet të përfshinë pjesët veriore të vendit, duke kaluar më vonë pasdite edhe në pjesë tjera.
Vende-vende mund të priten akumulime më të shumta reshjesh, që edhe mund të çojnë tek ndonjë përmbytje të shpejtë.
Temperaturat minimale zbresin në 17C e 18C, derisa rënie shënojnë edhe maksimalet në 25C e 27C, njofton Prishtina Weather.
Frynë erë e lehtë dhe mesatare 3-10m/s, drejtimesh të ndryshme.
Mundësi për rrebeshe shiu e bubullima mbeten ditën e premtë, me temperatura ende përreth mesatareve prej 24C e 26C. Nga fundjava pritet mot stabil, kryesisht me diell, ndërsa tempraturat sërish rriten në 32C e 33C.