Të dielen në Kosovë do të mbizotërojë mot shumë i nxehtë.
Paradite do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta lokale. Pasdite me diell dhe vranësira të cilat në disa zona pritet të zhvillohen dhe të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë, kryesisht në juglindje të vendit dhe në disa zona tjera kodrinore-malore.
Teksa temperaturat maksimale pritet të arrijnë nga 34 deri në 37 gradë Celsius.