Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mot i nxehtë dhe me diell sot, temperaturat deri në 38 gradë

Mot i nxehtë dhe me diell sot, temperaturat deri në 38 gradë

Moti sot, pritet të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës.

Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin nga 13 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 30 deri në 38 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimet perëndimore dhe veriperëndimore, me intensitet të dobët deri mesatar, me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra për sekondë.

Vendi do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta gjatë ditës.