Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Mot i ftohtë në Siberi, temperaturat ranë në minus 58 gradë Celsius

Mot i ftohtë në Siberi, temperaturat ranë në minus 58 gradë Celsius

Moti arktik përfshiu një pjesë të Rusisë të martën ku temperaturat në Siberi ranë në minus 58 gradë Celsius.

Yakutsk, një nga qytetet më të ftohta në botë, i cili shtrihet rreth 5,000 kilometra në lindje të Moskës, u mbulua nga retë e ngrira dhe nga mjegulla, treguan pamjet me dron, transmeton Telegrafi.

“Unë erdha posaçërisht këtu në Yakutsk për të përjetuar një mot të tillë. Nuk kam edhe aq të ftohtë, pasi u përgatita siç duhet”, tha një banor atje.

Temperaturat në pjesë të Republikës Sakha, një rajon i gjerë pak më i vogël se India që ndodhet në pjesën verilindore të Siberisë, ranë nën minus 55 gradë gjatë natës.

Në Oymyakon, një vendbanim në Sakha, temperatura ishte minus 58 gradë Celsius të martën. Parashikuesit e motit thanë se do të ndjehej si minus 63 gradë Celsius duke pasur parasysh lagështinë dhe erën.

Powered by WordPress