Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Mosvotimi i qeverisë dhe buxhetit, gabim fatal sipas Canajt

Mosvotimi i qeverisë dhe buxhetit, gabim fatal sipas Canajt

Blerim Canaj, ish-diplomat dhe analist i çështjeve politike, në emisionin “ARB DEBAT” në TV Arbëria, deklaroi se mosvotimi i qeverisë nga partitë opozitare është thjesht “me u koritë”.

Ai shtoi se deputetët opozitarë duhet të votojnë, pasi qeveria ka triufmuar dhe se mosvotimi i buxhetit do të ishte gabim fatal nga ana e tyre.

“Mosvotimi i qeverisë nga partitë opozitare thjesht është me u ‘koritë’, ata duhet me votu sepse ka triumfu, e dyta mosvotimi i buxhetit do të ishte gabim fatal nga ana e opozitës, pra.”

Canaj paralajmëroi gjithashtu se vendi është në rrezik, dhe se mosvotimi i buxhetit mund të çojë vendin në kolaps.