Policia e Kosovës sot ka bërë përditësimin e raportit 24 orësh të ngjarjeve në vend.
Në raport thuhet që gjatë 24 orëve të fundit është shkaktuar 1 aksident me fatalitet.
Gjithashtu bëhet me dije brenda kësaj periudhe kohore janë shënuar edhe 19 aksidente në të cilat ka pasur persona me lëndime trupore.
Ndërsa aksidente me dëme materiale janë shënuar 22.
Policia brenda 24 orëve shqiptoi 1816 tiketa, derisa ka arrestuar 27, ku 18 prej tyre i ka dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, 9 janë dërguar në vuajtje të dënimit.
/TV Arbëria