Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Mospranimi i fajësisë nga Naim Murseli, avokati i familjes Ademaj: Përfshirja e tij në vrasje është e qartë

Mospranimi i fajësisë nga Naim Murseli, avokati i familjes Ademaj: Përfshirja e tij në vrasje është e qartë

Leutrim Syla, avokati i familjes së Liridona Ademajt, pas seancës së sotme për vrasjen e të ndjerës.

Para mediave, ai ka folur për deklarimin e pafajshëm të Naim Murselit për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.

Avokati Syla tha se provat e tregojnë qartë përfshirjen e Naim Murselit në vrasjen e Liridonës.

“Nuk mund të themi në asnjë rast se ka qenë e pritshme apo jo, për shkak se provat materiale edhe ato që parashihen në aktakuzë janë aq të qarta, ashtu edhe sikur të pranonte fajësinë nuk do të ishte diçka e re për ne, edhe mospranimi i fajësisë është diçka e pritshme, por edhe sikur ta pranonte nuk do të kishte çudi apo habi se pse e ka pranuar”, ka thënë Syla.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, sot është mbajtur shqyrtimi fillestar lidhur në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, në nëntor të vitit 2023. Bashkëshorti i saj, Naim Murseli, është deklaruar i pafajshëm, Granit Plava është mbrojtur në heshtje, Kushtrim Kokalla s’është deklaruar, e Tom Dodaj u dënua me pesë vjet burgim, si dhe gjobë 5 mijë euro pasi pranoi fajësinë për shitjen e armës me të cilën u krye vrasja.