Policia e Kosovës ka raportuar se në Drenas pas një mosmarrëveshje mes katër personave njëri nga ta ka shtënë me armë zjarri dhe është larguar në drejtim të panjohur.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse policore ku kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gëzhoja, një thikë dhe një shufër metalike”, thuhet në raportin e policisë.
Derisa sipas policisë nuk raportohet për të lënduar.
“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti i nënshtrohet procedurave hetimore”, përfundon njoftimi.
/TV Arbëria