Moska thotë Moska nuk do të marrë pjesë në një samit të dytë të paqes që Ukraina po planifikon për më vonë këtë vit, tha më 21 shtator zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova.
Kyiv organizoi samitin e parë të paqes në Zvicër në qershor. Më shumë se 80 vende mbështetën një komunikatë që bën thirrje për integritetin territorial të Ukrainës si bazë për çdo marrëveshje paqeje.
Rusia nuk ishte e ftuar në këtë samit. Zakharova tha se çdo marrëveshje paqeje duhet të pasqyrojë “situatën në terren dhe realitetin gjeopolitik”. Rusia kontrollon rreth 20 për qind të territorit të Ukrainës.
Ukraina muajin e kaluar pushtoi Rusinë, duke kapur një pjesë të territorit që do të forconte pozicionin e saj negociues në çdo bisedim eventual të paqes.