Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Moska goditet nga stuhia, raportohet një i vdekur dhe disa të lënduar

Moska goditet nga stuhia, raportohet një i vdekur dhe disa të lënduar

Një person raportohet të ketë humbur jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një stuhie të fuqishme që goditi Moskën ditën e enjte.

Reshjet e menjëhershme të shiut dhe me intensitet të lartë detyruan ekipet e emergjencës të dalin në terren për të ndihmuar personat në vështirësi.

Sipas raportimeve, personi që humbi jetën u godit nga një pemë, teksa të lënduarit po ashtu patën incidente të ngjashme nga objekte që ngrinte era e fortë.

Stuhia shkaktoi ndërprerje të energjisë në disa zona, teksa ekziston frika se reshjet do të intensifikohen në orët në vijim dhe mund të shkaktojnë përmbytje në kryeqytetin rus.