Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Mos u nisni për 1 maj në Gërmi, komuna e Prishtinës ka marrë një vendim të prerë

Mos u nisni për 1 maj në Gërmi, komuna e Prishtinës ka marrë një vendim të prerë

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që me 1 Maj të ndalohet qarkullimi i makinave, në rrugën që të shpie tek parku “Gërmia”.

Përveç autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjeteve të policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së Inspektoratit dhe automjeteve emergjente, rruga është e mbyllur për automjete të tjera.

“Kryetari i Kryeqytetit ka nënshkruar urdhëresë që për 1 Maj, të ndalohet qarkullimi i mjeteve të transportit në drejtirm të parkut “Gërmia”, përveç autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjeteve të policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të NPL “Gjelbër”, të KRM “Pastrimi”, të Drejtorisë së Inspektoratit dhe automjeteve emergjente. Linja 5 e transportit publik do të punojë sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës. /Indeksonline/