Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Yje > “Mos u ndal deri sa të…” – Ja nga kush mori mesazh Gjesti

“Mos u ndal deri sa të…” – Ja nga kush mori mesazh Gjesti

‘Big Love’ po zhvillohet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dhe banorët kanë marrë mesazhe të ndryshme.

Një fans nga Prizreni i uroi Gjestit Pavarësinë e Kosovës, me rastin e përvjetorit të 17-të.

Veç kësaj, ai i thotë se është i mrekullueshëm dhe të vazhdojë me ‘kulaça’ për të tjerët.

“Përshëndetje për Besart mbretin, je i mrekullueshëm”, nis mesazhi.

Tutje vazhdon: “Na kënaqe 24 orë, mos u ndal me kulaça deri sa të mbushet tepsia. Urime Pavarësia”.

Gjesti u shpreh i lumtur dhe e falënderoi shumë për mbështetjen dhe këtë mesazh.

Ai po vazhdon të jetë një nga banorët më të pëlqyer brenda Big Brother VIP Albania.