Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është takuar me punëtorët e pastrimit të cilët kishin dalë që në mëngjes për të pastruar rrugët nga ato çka lanë protestat mbrëmë në Tiranë.
Ai përshëndeti secilin prej tyre, duke u thënë që mos të mërziten pasi sipas tij disa shkatërrojnë, të tjerë ndërtojnë.
“Mos u mërzisni, disa shkatërrojnë të tjerët ndërtojnë. Ne do vazhdojmë të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë. Të pastrojmë, të gjelbërojmë, të zbukurojmë dhe të nderojmë”, u tha ai.