Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Mos u dorëzo Arbëria jonë

Mos u dorëzo Arbëria jonë

Shkruan Fahri Xharra

“Eh, Arbëria ime! Sa shume e sa gjatë të lodhen, Zonjë e rëndë,
Mbretnesha Jone e Përjetshme! Qe kur biri yt, më i madhi që Ti linde e u rrite, Gjergj Kastrioti ndërroi jetë, e që kur bijtë e tu, burrat e
dheut bashkëkohës të tij e të tjerë më vonë, u vranë e u syrgjynosen,
Ti jeton si nëna pa djalë. Ka më shumë se 500 vjet që dhunohet shtati
e shpirti yt i shenjtë. Heqin e shkatërrojnë shenjat e tua, pjesët më të bukura, e nga ana tjetër vendosin “copëza Azie” pa fund mbi trupin
tend… Kurrë s’tu ndanë osmanët e vjetër e të rinj, sllavet e grekët.
S’u lodhën kurrë bishat e shushunjat duke të rënë e duke të ngrënë.
Gjithmonë me ta bashkëveprojnë pa u lodhur pjella e tyre e keqe, ndonëse flasin gjuhën që na mësove fshehur sa mundin prezencën dhe tjetërsuar formën e përmbajtjen e shpirtit dhe të qenies Tënde të bekuar. ..
Ti dhe biri yt,
Gjergji, kujtoheni dhe jeni më prezentë përtej detit, në Kalabri,BazilikataJezu Krishtit, apo për shkak edhe se bijtë e Tu, më të mëdhenjtë e njerëzimit:
Kostandini, Justiniani e Gjergj Kastrioti, përhapën e mbrojtën atë frymë, por dhe për faktin se për mbi 500 vjet ushtrim dhune e shkatërrimi mbi Ty, përsëri Ti qëndron, je aty e pavdekshme.
Prandaj
unë besoj në ripërtëritjen dhe në rilindjen tënde, Arbëria ime e
dashur!”..
. dhe të
lënë në harresë ngjarjet e përditshme të vet jetës njerëzore,
artistike dhe kulturore të cilat huazohen dhe jeta bazohet në kulturat
e huaja dhe në mrekullimin e tyre, dhe mohimin e vlerave tona të
mëdha që kanë ndërtuar qytetërimet e mëdha të kësaj Bote.
… cenoi askënd veçse Shqipëria
jetonte në vend të vet dhe me forcat e veta, përkundrazi Poeti i
çmimit mbështeti fashizmin e Serbëve që luftoi dhe vrau Kosovën tonë
si dhe popujt e tjerë, eh….. Kjo është me të vërtetë një sëmundje
që duhet dënuar ashtu siç dënonte Egjypti në kohën e lashtë për
pakënaqësinë e njeriut, që për këtë ndëshkohej.
Sigurisht që kemi dhe yjet Yllirë që shkëlqejnë që duan këtë vend dhe
vlera dhe që vonë a shpejtë do të prijnë Yllirinë dhe ajo do të njeh lavdinë.

Themes by WordPress