Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Mos shpenzimi i buxhetit për katër vite ia ka humbur vendit 1.2 miliardë euro rritje ekonomike”

“Mos shpenzimi i buxhetit për katër vite ia ka humbur vendit 1.2 miliardë euro rritje ekonomike”

Buxheti prej 3.6 miliardë euro, i miratuar në parim me 59 vota për dhe 2 abstenime në Kuvendin e Kosovës , sipas kryeministrit, Kurti prioritet është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, rritja e mirëqenies për qytetarët dhe vazhdimi i krijimit të vendeve të reja të punës. Kryeministri Kurti, e quajti buxhet për familjen.

“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot para jush të bëhem kryeministri i parë që prezanton buxhetin e katërt të mandatit, për ta shënuar kështu edhe qeverinë e parë që e çon mandatin deri në fund. Siç tashmë edhe e dini, buxheti për vitin 2025 është projektuar të jetë 3.6 miliardë euro apo rreth 9% më i lartë sesa buxheti i vitit 2024, ose 60% më i lartë sesa buxheti i vitit 2020.”

Por, profesori i ekonomisë, Muhamet Mustafa, vlerëson se buxheti të cilin e lavdëron Kurt është i ngjashëm me vitet paraprake, ndërsa kritikoi mënyrën e shpenzimit të tij, duke thënë se mos shpenzimi I mjeteve për investime kapitale gjatë katër vjetëve e ka dëmtuar vendim për mbi 1 miliardë euro.

“ Buxheti përshembull ka pësu disa ndryshime tjera në llogari të investimeve kapitale, e dyta realizimi I tyre nuk është i mirë pra nuk realizohen projektet. Nëse marrim katër vjet janë 1 miliardë e 200 milionë mjete që nuk janë investu qoftë shëndetësi, qoftë afrim, infrastrukturë dhe me mos realizimin e këtyre projekteve me mos shpenzim është ulur rritja ekonomike për 1.2 miliardë, sepse investimet publike kanë rëndësi për zhvillimin ekonomik.””, tha Mustafa për rtv21.

Për mos realizimin e investimeve kapitale flet edhe kryetari i Odës Ekonomike Lulzim Rafuna, sipas të cilit, në projeksionin buxhetor për vitin 2025 nuk është paraparë asnjë investim i madh, i cili, siç thotë, do të gjeneronte zhvillim ekonomik.

“Me aq sa kemi pa dhe dëgju nuk ka asgjë të re tek investimet kapitale pra nuk ka asnjë projekt kapital të madh I cili do të sillte zhvillim ekonomik është thjeshtë një 80 milionësh që iu ka shtu i cili do të përdorët vazhdimësinë e projekteve që kanë mbetur pa përfundu…”, tha Rafuna.

Sipas projekt-buxhetit për vitin 2025, buxhetin më të lartë për vitin 2025 do ta ketë ministria e financave një buxhet prej mbi 1 miliardë euro, e cila pasohet nga ministria e infrastrukturës që për vitin 2025 pritet t’i menaxhojë mbi 300 milionë euro. Tutje në në ndarjet buxhetore qeveria ka paraprë për arsim 100 milionë eurove ndërsa për shëndetësinë mbi 80 milionë. Në këtë rrafsh profesori i ekonomisë Muhamet Mustafa, thotë se investimet e ulëta në shëndetësi dhe arsim ndër vite kanë goditur dinjitetin e qytetarëve.

“ Çdo investim më pak se 5 % e GDP-së, në arsim që i bie 500 milionë euro është pak nuk mjaftojnë, çdo investim nën 100 milionë euro për kërkime shkencore është pak, janë të pa mjaftueshme. Çdo investim nën 700-800 milionë euro në shëndetësi është pak dhe në këtë mënyrë po godasim dinjitetin e njerëzve sepse ata duhet të marrin shërbimet shëndetësore në vendet e rajonit dhe qendra klinike universitare që 50 vjet Qendër Klinike Universitare nuk i siguron të gjitha pajisjes për shërbim të nivelit të lartë shëndetësorë atëherë ne nuk i kemi kry detyrat. Nëse nuk kemi arritur t’i bëjmë sigurimet shëndetësore qe 25 vjet atëherë s’kemi çka të flasim. Këto janë çështjet që duhet t’i shqetësojnë politik-bërësit përfshirë qeverinë aktuale që kanë premtu ndryshime të mëdha, por kanë ngecur”, Mustafa.

Projekt-buxheti për vitin 2025 duhet të dalë për votim edhe në lexim të dytë, ndërsa duhet të miratohet më se largu deri në fund të këtij viti.

Powered by WordPress