Deputeti i VV-së, Avni Dehari, kishte shpërndarë një status ku kritikohej kryeministrit i Kosovës, Albin Kurti. Ai duket se është penduar pasi ka fshirë këtë postim.
Deputeti i LVV-së, Avni Dehari, në profilin e tij në ‘Facebook”, kishte shpërndarë statusin e qytetarit Halil Selimi, i cili e kritikon shefin e Qeverisë për takimin e fundit në Bruksel.
Në statusin e tij, Selimi ka ironizuar me pretendimin e kryeministrit Kurti, i cili ka thënë se sa herë bëhet konstruktiv në dialog shkaktohet nervoz në dhomën e negociatave.
Ndër të tjera në atë status thuhej Kurtit që të punojë e të mos shet p****a të ftohta.
“Vuqiçi mos ta njeh kurrë, s’na bëhet vonë! Pastaj, opozitarët e sotëm, ani se e kanë bërë shtetin, ata nuk janë shteti gjithmonë, kështuqë lufta me opozitën është punë sizifi, që po e vuan gjithë Kosova mbi kurriz, kur pushteti nuk bënë tjetër gjë! Edhe inferioriteti mos të mundon se shteti i Kosovës është bërë njëherë dhe nuk bëhet më! Luj vent kryeministër e mos na shitë pordhë të ftofta, siç thotë populli jonë, që aq shumë të do⁉”, ka shkruar Selimi.
Në profilin e deputetit të VV-së nuk figuron më shpërndarja e statusit të Selimit.
/TV Arbëria