Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > “Mos kaloni nga Serbia, nuk ka kush ju del zot”, Syla për arrestimet e shqiptarëve

“Mos kaloni nga Serbia, nuk ka kush ju del zot”, Syla për arrestimet e shqiptarëve

Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare të Merdarës gjatë ditës së enjte, pasi në veturën e tij është gjetur një flamur me shenjat e UÇK-së.

 

Lidhur me këtë, nënkryetari i OVL UÇK-së, Gazmend Syla u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, sidomos ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mos kalojnë kah Serbia, por të zgjedhin rrugë alternative.

 

Sipas tij, Serbia është po e njëjta, dhe lufta speciale ndaj popullit të Kosovës nuk është ndalur.

“Serbia, edhe pas luftës që e kemi pasur, asnjëherë nuk e ka ndalur luftën speciale ndaj ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe ndaj qytetarëve të tjerë, prandaj kjo Serbi është e njëjta. Në atë kohë Serbinë e ka udhëhequr Millosheviqi, tani një ish-ministër i tij, pra zotëri Vuçiqi. Nuk presim të ketë ndryshime, ose me na respektu më shumë, sepse e kemi parasysh sa po i respekton qytetarët e vet atje”, tha Syla./eo