Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Shqipëri > “Mos harro Çamërinë”, përkujtohet në Tiranë gjenocidi ndaj çamëve

“Mos harro Çamërinë”, përkujtohet në Tiranë gjenocidi ndaj çamëve

Mos harro Çamërinë”, me këtë moto në Tiranë ka nisur java çame.

Shoqata patriotike çamëria përkujton 82 vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e çamërisë.

Ata i bëjnë thirrje institucioneve shqiptare dhe faktorit ndërkombëtar të ndërhyjnë për të gjetur një zgjidhje për çështjen çame.

Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës.

Mijëra persona u vranë e mijëra të tjerë u detyruan të largoheshin drejt Shqipërisë. Pronat iu grabitën dhe konfiskuan nga shteti grek ndërsa fshatrat iu dogjën e iu shkatërruan./abcnews.al