Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > ‘Mos e tepro, Steve’: Gazetari i BBC-së përplaset me Lukashenkon rreth demokracisë e të burgosurve politikë

‘Mos e tepro, Steve’: Gazetari i BBC-së përplaset me Lukashenkon rreth demokracisë e të burgosurve politikë

Udhëheqësi për një kohë të gjatë i Bjellorusisë Alexander Lukashenko, i quajtur edhe si “diktatori i fundit i Europës”, është rizgjedhur president me 86.8% të votave.

Rezultati është denoncuar si i farsë nga kundërshtarët e Lukashenkos dhe qeveritë perëndimore.

Kishte katër emra të tjerë në fletëvotim – të zgjedhur me kujdes për të mos paraqitur asnjë sfidë për udhëheqjen aktuale – dhe asnjë pretendent i besueshëm nuk u lejua të merrte pjesë në zgjedhje, pasi të gjitha figurat e opozitës janë ose në burg ose në mërgim jashtë vendit.

Në një konferencë shtypi prej katër orë e gjysmë të së dielës në mbrëmje, redaktori i BBC-së për Rusinë, Steve Rosenberg bëri pyetje rreth demokracisë dhe të burgosurve politikë.

Por, i sfiduar, Lukashenko i kthehet me fjalë të ashpra gazetarit të BBC, ndërsa në fund i thotë “mos e tepro”.