Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Mos e hani djersën e popullit”- Avokati, Arianit Koci, iu kërkon deputetëve që t’i kthejnë paratë!

“Mos e hani djersën e popullit”- Avokati, Arianit Koci, iu kërkon deputetëve që t’i kthejnë paratë!

Gjykata Kushtetuese dje e ka publikuar aktgjykimin e plotë në lidhje me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas këtij aktgjykimi, janë shpallur të pavlefshme të gjitha seancat nga 27 qershori deri më 26 korrik.

E në lidhje me këtë ka reaguar avokati Arianit Koci, i cili disa herë pati protestuar në shenjë pakënaqësie për mosformimin e legjislaturës së re.

Koci iu ka kërkuar deputetëve të betuar që t’i kthejnë paratë që i kanë marrë gjatë kësaj periudhe.