Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > ​Mos certifikimi i Listës Serbe, Quint dhe BE dalin me deklaratë të përbashkët

​Mos certifikimi i Listës Serbe, Quint dhe BE dalin me deklaratë të përbashkët

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara, së bashku me Zyrën e BE-së në Kosovë, kanë shprehur shqetësim lidhur me siç thuhet “përpjekjet e aktorëve politikë për të kufizuar konkurrencën midis partive politike që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë përpara zgjedhjeve të ardhshme lokale më 12 tetor”.

Në një komunikatë të përbashkët thuhet se çdo akt i tillë për të përjashtuar komunitete të caktuara minon parimet demokratike dhe gërryen besimin në institucionet e Kosovës.

“Ne presim që qeveria në largim dhe të gjitha partitë politike të përmbahen nga hapat e mëtejshëm që mund të pengojnë regjistrimin e partive. Të gjitha procedurat duhet të kryhen në përputhje të rreptë me rregullat dhe mandatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në të njëjtën kohë, ne i inkurajojmë palët e prekura të shfrytëzojnë plotësisht Panelin e Ankesave dhe Parashtresave Zgjedhore për të kërkuar dëmshpërblim”.