Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pasi që pranoi një fanellë të Chelseat nga ylli shqiptar, Armando Broja.
Broja i kishte dërguar një fanellë Ramës si dhuratë, ku përmes saj e falënderoi atë për gjithçka që ai bënë për shqiptarët.
Ndërkaq, Rama tani ka reaguar në “Facebook” duke falënderuar Brojën për dhuratën, duke i uruar rikthim sa më të shpejtë në fushë.
Broja momentalisht është duke u rikuperuar nga lëndimi në ligamente, që e pësoi në ndeshjen e Chelseat kundër Aston Villas. /TV Arbëria