Nënkoloneli në Pension i Policisë së Kosovës, Refki Morina, e ka quajtur pjesë të minuar me armë dhe municione pjesën veriore të Kosovës.
Sipas Morinës atje gati në çdo të dytën dhe tretën shtëpi gjenden armë dhe municione të shteteve të ndryshme.
Ai ka shtuar se Radoiçiq ka njerëz të tij edhe në Serbi edhe në veri të Kosovës të cilët siç është shprehur i aktivizon kur të dëshirojë.
“Unë them se gjithë ky armatim që ka hyrë në pjesën veriore si qëllim kryesore e ka pasur destabilizimin e veriut, por edhe të Kosovës në tërësi…Kjo pjesë në terësi ta quaj është e minuar me armë dhe municione. Gati çdo të dytën e tretën shtëpi gjenden armë, municion,veshje e uniforma të ndryshme të shteteve të ndryshme… Radoiçiq ka pjesët e veta edhe në Serbi edhe në veri pra njerëzit e vet dhe kur të don manipulon me ta, i aktivizon atje. Kemi tashmë ushtrime të vazhdueshme në pjesën e Serbisë të grupeve të ndryshme kriminale që qëllim të vetëm kanë destabilizimin e veriut dhe Kosovës në tërësi”, ka deklaruar ai në emisonin “Ditari”në Tëvë 1.