Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Morina: Mospërfshirja në listën e LDK’së, më shtyri të kandidoj i pavarur

Morina: Mospërfshirja në listën e LDK’së, më shtyri të kandidoj i pavarur

Rrahim Morina kandidat i pavarur për kuvendin komunal në Malishevë ka deklaruar se ka vendosur të kandidoj i pavarur pasi nuk iu mundësua përfshirja në listën e LDK’së.

Kështu tha ai në emisionin “N’PULT” në Tv Arbëria duke treguar se fillimisht kishte bërë kërkesë në degën dhe nëndegën e LDK’së për përfshirje në listë, e që i njëjti tha se u refuzua.

“I bëra kërkesë degës dhe nëndegës në Malishevë që të jem kandidat në listën e LDK’së, mirëpo kërkesa ime është refuzu dhe kjo më shtyri që të kandidoj si kandidat i pavarur”, tha Morina.

Teksa theksoi se dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Malishevë është shëndrruar në  nëndegë të fuqishme të Nismës.

“Dua ta ceki këtë se kam fitu një përshtypje që dega e LDK-së në Malishevë është shëndrru si një nëndegë e fuqishme e Nismës, po e them edhe një herë si një nëndegë e fuqishme e NISMA’s”, tha më tej ai.

 

EMISIONI I PLOTË: