Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Opinione > Morina: 33 punëtorë teknikë marrin pagë sa këshilltari i MPJ-së

Morina: 33 punëtorë teknikë marrin pagë sa këshilltari i MPJ-së

Punëtorët teknikë të Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe të nëntë shkollave në Prishtinë kanë protestuar para komunës të martën, me kërkesë rritjen e pagave.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi, tha se protestat nuk do të ndalen deri sa të realizohen kërkesat.

Ai po ashtu bëri të ditur se kërkesë e tyre është që paga të rritet në 450 euro, në të kundërtën paralajmëroi se pas dy javësh kolektivisht do t’i lëshojnë vendet e punës.

“Ne kemi afat dyjavor. Pagat tona duhet të jenë 450 euro në të kundërtën në bazë të vendimit që kanë marrë punëtorët, pas dy javësh kolektivisht do t’i lëshojmë vendet e punës sepse nuk mund të jetojmë dhe punojmë më me paga 250 euro”.

Ndërkaq rreth kësaj çështje për protestën në lidhje me pagat e punëtorëve teknikë në Prishtinë ka reaguar profesori, Resim Morina përmes një postimi në Facebook ku krahasohet paga e 33 punëtorëve teknikë sa një pagë e këshilltarit të MPJ-së.

“Sot paskan protestuar punëtorët teknik në Prishtinë, pagen e paskan 250€,
Po ashtu sot u publikua në media, paga e këshilltarit të MPJ së, i cili paska pagen 7500 €, plus shpenzimet
Një punëtori që kujdeset për pastertinë e shkollave i duhet të punon tri vite, për t’i fituar 7500 €
Ose thënë ndryshe 33 punëtorë teknik marrin pagë sa këshilltari”, shkroi Morina në Facebook.

/TV Arbëria

Themes by WordPress