Mongolia ka treguar pse nuk ka zbatuar detyrimet ndërkombëtare të nxitura pas anëtarësimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC).
Mongolia ka deklaruar se nuk e arrestuar presidentin rus, Vladimir Putin nga ndikimit të madh të Kinës.
Një zyrtar i qeverisë mongole i tha Politico se vendi është i varur nga energjia kineze, duke e bërë të pamundur arrestimin diktatorit rus sipas urdhër-arrestit të ICC-së.
“Mongolia importon 95 për qind të produkteve të saja të naftës dhe më shumë se 20 për qind të energjisë elektrike nga fqinjët e saj më të afërt. Këto furnizime janë vendimtare për ekzistencën tonë dhe ekzistencën e njerëzve tanë”, tha zëdhënësi.
Theksojmë se importuesi kryesor në Mongoli është shteti kinez.
Vendi luan një rol kyç në ekonominë e Mongolisë, duke siguruar shumicën e importeve të saj, ku përfshihen produktet e naftës, veturat, pajisjet dhe mallrat e tjera të prodhuara.
Kjo gjykatë, para 18 muajsh, lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për Presidentin Putin me dyshimin e kryerjes së krimeve të luftës në Ukrainë.