’YΕΛΗ’ i quajtur Velia nga romakët, është një qytet antik i ashtuquajturës “Magna Graecia” i vendosur në rrethin Piana di Belia; Velia, në komunën e Ascea në provincën e Salerno, brenda Parkut Kombëtar Cilento dhe [Ballo}; Vallo di Diano.
Mbetjet e këtij qyteti, edhe pse vetëm pjesërisht të gërmuara, janë befasuese. Themeluesit e Belias; Velias erdhën nga Fokea (Azia e Vogël), nga ku u larguan, në vitin 545 p.e.s., për shkak të sulmit ushtarak pers, derisa në vitin 540 p.e.s. u strehuan në Reggio.
Zhvillimi i tregtisë së qytetit dëshmohet nga monedhat e tij të bukura, e të shumta, të cilat mbajnë në njërën fytyrë kokën e [#Athinës] ose atë të nimfës ’Yelia, (Velia) në anën tjetër, një luan, që shpesh lufton me drerin.
Në kohën romake ’YLEA, e quajtur Velia, mbahej mend për ëmbëlsinë e klimës, mikpritjen dhe standardin e lartë të jetesës së banorëve, duke u bërë destinacioni i personaliteteve të shumta, përfshirë Ciceronin, Paolo Emilio dhe Orazio.
Bruti, pas vrasjes së Cezarit, u strehua në ’YELIA (Velia) dhe Marcantonio e priti jashtë pa hyrë në qytet. Për më tepër, pozicioni gjeografik, mbi një kep që në kohët e lashta shtrihej mbi det, favorizoi shndërrimin e tij në një qendër pushimi.
Një goditje e rëndë për ekonominë e qytetit erdhi nga mbyllja e porteve të tij, gjë që e vështirësoi aktivitetin detar.
Në këtë mënyrë ’YLEA (Velia) mbijetoi për pak kohë duke u bërë peshkopatë, por u braktis pas dyndjeve saraçene (shek. VIII-IX). E gjithë kujtesa e ’YLEAs; Veliasë së lashtë humbi.
Straboni, në veprën e tij “Gjeografia”, shpjegon se qyteti Elea-Velia, i themeluar nga njerëzit e Foceit (kolonistë të Fokesë), quhej [#Hyele], emër që më vonë u bë Ele dhe më në fund Elea.
Në fakt, Elea u themelua në gjysmën e dytë të shekullit të 6-të para Krishtit nga mërgimtarët fokeanë që ikën nga Jonia (Azi e Vogël) për t’i shpëtuar pushtuesve persianë. Romakët në vend të kësaj e quajtën Velia, e vërtetuar duke filluar nga Ciceroni.
Në themelimin e Eleas kemi rrëfimin e Herodotit. Kjo ndodhi pas Betejës së Alalia-s, të luftuar nga Focei di Alalia kundër një koalicioni të etruskëve dhe kartagjenasve, në rreth 541 – 535 para Krishtit.
Pra, shkurt e qartë kemi monedhën e fisit të lashtë HYELEA (Yllianë) të cilët i besonin YLLIT HENE si perëndeshë (Athena), mandej ishte pikërisht gjuha latino-greke e vonë e cila solli devijimin e këtij emërtimi nga (H)YELEA ne Elea dhe si rezultat i ‘Y=V’ në gjuhën perandorake latine ky qytet u quajt nga (H)YELE ne VELE; VELIA.
Është dhe mbetet e vetme gjuha shqipe që gërmën ‘Y’ e quan baraz ‘Y’ ashtu siç njihet se e vetmja gjuha shqipe trashëgon emërtimin: YLL = Dritë. Nga ku kemi: YLL + HENA = YLLIANA ILIANA etj.
-Aleksander Hasanas
/TV Arbëria