Një Monaco me lojtarë të rinjë, shumica nën 20 vjeç, e kthen Barcelonën me këmbë në tokë. Një titull i saktë për ekipen e Flik, që po trumbetohej si ekipa për tu mundur do të ishte; “ Championsi ri, Barca e vjetër”.
Ky ekip krijon standard edhe vlerësime të pavërteta, duke u vetëvlerësuar si ekipa më e mirë, por Monaco i tregoj vendin duke e dominuar shumë më shumë se sa që tregon rezultati final.
Leverkusen i Xabi Alonsos e shkatërroj Feyenoord me 0-4, duke e dominuar plotësisht edhe me lojë.
Në anën tjetër, Atletico Madrid fitoj me përmbysje por me shumë vështirësi ndaj gjermanëve të Leipzig, kurse Arsenali u dominua nga Atalanta e cila spati fatin të fitoj.
Ndërkaq Brest shënon fitoren historike në Champions.
Rezultatet finale:
Monaco 2-1 Barcelona
Atalanta 0-0 Arsenal
Brest 2-1 Sturm Graz
Feyenoord 0-4 Leverkusen
C. Zvezda 1-2 Benfica
Atl. Madrid 2-1 Leipzig