Analisti Viktor Buzhala ka komentuar zhvillimet politike në vend dhe konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas tij, do duhej të ishte i kryer ky proces pasi që janë shfrytëzuar të gjitha alternativat.
Buzhala: Kuvendi duhet të konstituohet, janë provuar të gjitha alternativat për nënkryetarin nga Lista Serbe, ne nuk mund të mbesim peng i tyre.
Buzhala në Arb Debat në TV Arbëria thotë se për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb janë provuar të gjitha alternativat dhe nuk ka tjetër.
“Sipas meje ish dasht të jetë i konstituuar, për shkak se janë provuar të gjitha alternativat për zgjedhjen e një nënkryetari nga Lista Serbe, nuk ka alternativë tjetër, prandaj ne nuk mund të mbesim peng i Listës Serbe” tha Buzhala.
Buzhala: Opozita e ka hangër karremin e Albin Kurtit, ka dasht me i lanë fajtor se po ia mbajnë anën Listës Serbe
Analisti, tutje duke komentuar zhvillimet rreth zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb, ai thotë se opozita ka ra në grackën e Albin Kurtit.
“Realisht këtu opozita e ka hangër karremin e Kurtit, pasi që Kurti ka dasht me i lanë fajtor që po ia mbajnë anën Listës Serbe, dhe opozita nuk ka ditë si të veprojë. Do të thotë, del Hykmete Bajrami aty edhe thotë ‘na e kena votu Emilja Rexhepin tu kujtu që është në paket edhe nënkryetari i Listës Serbe, prandaj kena gabu’. Jo, unë nuk mendoj që zgjedhja e zonjës Emilja Rexhepi u kanë gabim. Nuk besoj që ky duhet të jetë motiv i LDK-së për të votu nënkryetar të Kuvendit që gjithsesi të jetë Lista Serbe aty” thotë mes tjerash analisti.
Bllokada për nënkryetarin e pestë, Buzhala: Kemi arritë koncesione me këtë listë famëkeqe, e kemi heq edhe stemën e Kosovës, ia kemi rritë apetitin Listës Serbe
Analisti Buzhala flet për “fajin” e gjithë kësaj bllokade politike. Ai thotë se Kosova ka bërë koncesione të vazhdueshme me “këtë listë famëkeqe”.
“Realisht faji qëndron në vitin 2013, kur ne kemi lëshu koncesione ndaj kësaj liste famëkeqe tashmë, dhe kemi ba koncesione të vazhdueshme, madje kena shku deri në shkallën që e kena hek edhe stemën e Kosovës prej formularëve të votimit, në zgjedhjet lokale të 2013-s, madje edhe emërtimin Republika e Kosovës. Normal që me kalimin e kohës apetitet e tyre veç rriten, nuk vijnë tu u zvogëlu” tha Buzhala në TV Arbëria.
Buzhala: Tash ka qenë momentum t’ia shkurtojmë apetitet dhe t’ia tregojmë vendin Listës Serbe
“Tash ka qenë momentum t’ia shkurtojmë ato apetite edhe t’ju tregojmë vendin,” shton ai gjatë intervistës.
“Nënkryetari nga komuniteti serb”, Buzhala: LDK e PDK do duhej të ishin më të kujdesshme, të mos e hanin karremin e Kurtit që të jenë fajtore si mbështetëse të Listës Serbe.
Buzhala deklaron se LDK e PDK nuk duhej të brohoritnin vazhdimisht se votimi për nënkryetarin nga komuniteti serb është jokushtetues, pasi sipas tij kemi të bëjmë me Listën Serbe.
“Këtu është dashur të jenë më të kujdesshme edhe LDK-ja edhe PDK-ja, që të mos e hajnë edhe karremin e Kurtit që të jenë fajtore pastaj si mbështetëse të Listës Serbe. Unë nuk besoj në këtë narrative, por nuk është dashtur t’i mshojnë atij fazani tu thanë që kjo që po ndodh është jokushtetuese” tha ai ndër të tjera. /TV Arbëria
Emisioni: