Janë shfaqur disa pamje që thuhet se tregojnë momentin kur ushtarët ukrainas detyruan dhjetëra trupa ruse të dorëzoheshin në mes të ofensivës në Kursk duke drejtuar “tytën e tankut të tyre në një bunker”.
Pamjet, të publikuara nga Brigada e 22-të e Veçantë e Mekanizuar e Ukrainës, tregojnë një kolonë armatimesh ukrainase që vërtiteshin nëpër pyllin në Kursk përpara se një tank të shkonte drejt një “strehe rusësh”.
Pas dorëzimit, trupat e Moskës më vonë u panë të gjunjëzuar në një rresht ose të ulur – me duart e lidhura pas shpine.