Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > Momenti kur Fazliu e mposht kampionen olimpike Clarisse Agbegnenou (VIDEO)

Momenti kur Fazliu e mposht kampionen olimpike Clarisse Agbegnenou (VIDEO)

Xhudistja e Kosovës, Laura Fazliu do të luftojë për medaljen e bronztë në Grand Slam Tel Aviv që po mbahet në Izrael.

Për të arritur në finale të repesazhit, Fazliu e mposhti kampionen olimpike të Tokio 2020, Clarisse Agbegnenou.

Fazliu e mposhti me Wazaari në vazhdime xhudisten franceze, dhe tani në finale të repesazhit do të përballet me xhudisten nga Izraeli, Gili Sharir.

Gjatë rrugëtimit të saj deri te lufta për të bronztën, Fazliu në kuadër të kategorisë deri në 63 kilogramë, raundin e parë e nisi me fitore duke e mposhtur britanezen, Gemma Howell.

Fazliu vazhdoi me fitore edhe në raundin e dytë, ku e mposhti hungarezen Brigitta Varga, kurse në çerekfinale u mposht nga kanadezja, Catherine Pinard-Beauchemin.

Në raundin e parë të repesazhit, Fazliu e mposhti kampionen olimpike të Tokio 2020, Clarisse Agbegnenou.

Ndërkaq, momentin kur Fazliu e mposht Agbegnenou e gjeni më poshtë.

Powered by WordPress