Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Sport > ​Momenti i përplasjes së Salah me Klopp (VIDEO)

​Momenti i përplasjes së Salah me Klopp (VIDEO)

Gjërat nuk po duken mirë te Liverpooli, kur jemi duke ju afruar fundit të këtij sezoni të Premier Ligës.

Muaji prill nuk ishte si duhet për skuadrën e Jurgen Klopp, e cila po luftonte për trofeun e Premier Ligës dhe atë të Ligës së Evropës, dhe tani nuk është në garë për asnjërën, raporton KosovaPress.

Pas humbjes në ndeshjen e kaluar 2:0 kundër Evertonit, Liverpooli lëshoi sërish pikë sot duke barazuar 2:2 me West Hamin. Por, barazimi i sotëm nuk ishte e vetmja gjë që e brengos Liverpoolin.

Mohamed Salah e nisi ndeshjen si rezervist dhe kur morri urdhra të përgatitej për tu futur në lojë, ai pati një përplasje aspak të mirë me trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Momentin në fjalë e gjeni më poshtë.

Anything Liverpool on X: “Jurgen Klopp on the incident with Mohamed Salah: “We talked in the dressing room and it’s done.” https://t.co/yNvf1nzY8v” / X (twitter.com)

/TV Arbëria