“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Parashikimi i motit për të premten

Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira...

Gjendet i pajetë 62-vjeçari në Tiranë

Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Molliqaj: Sipas kritereve të VV-së, Kurti e Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiqit

Extra AL PVC

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se sipas kritereve që ka vendosur Lëvizja Vetëvendosje për Urën e Ibrit atëherë i bie që kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, të jenë bashkëpunëtorë të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

PSD-ja të enjten ka mbajtur aksion simbolik tek Ura e Ibrit, ku ka paraqitur veprimet që ka marrë Qeveria Kurti në veri duke i cilësuar si veprime “që e kanë trashë autonominë” në atë pjesë.

Në prononcim për mediat, Molliqaj ka thënë se akterët e partisë në pushtet e kanë cilësuar “bashkëpunëtor të Vuçiqit” kushdo që ka thënë se ura duhet të hapet me koordinim. E sipas tij, edhe Qeveria Kurti nuk mund ta hapë urën qendrore në Mitrovicë pa vendimin e ndërkombëtarëve.

“Kushdo që në Kosovë ka thënë se ura duhet të hapet në koordinim, këta (LVV) e kanë cilësuar bashkëpunëtor të Vuçiqit. Sipas kritereve të tyre, kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla janë bashkëpunëtorë të Vuçiqit, por jo sipas kritereve tona. Ne besojmë se ky është diskutim i kot. Ura mund dhe nuk mund të hapet, vendimin për këtë e kemi të qartë – atë e ka KFOR-i dhe QUINT-i përmes rezolutës 1244. Prandaj, këto janë çështje të parëndësishme, rruga ku po na çon është e rëndësishme”, ka thënë ai.

Çdo veprim të Kurtit në veri, siç ka thënë kryetari i PSD-së, qoftë edhe i suksesshëm siç janë targat, letërnjoftimet, “veçse e kanë trashë nivelin e autonomisë që e kanë propozuar ndërkombëtarët”.

Qeveria e Kosovës tash e disa muaj ka folur për planet për hapjen e Urës së Ibrit. Kjo ide ka hasur në kundërshtimin e ndërkombëtarëve, të cilët kanë këmbëngulur se kjo çështje duhet të diskutohet në dialog.

Në takimin e së martës në Bruksel të kryenegociatorëve, Petar Petkoviq e kushtëzoi hapjen e urës me zgjerim të territorit të Mitrovicës së Veriut.

Qeveria e Kosovës ka thënë se Ura e Ibrit nuk është çështje e dialogut, pasi ajo është e rregulluar me marrëveshjet e kaluara të arritura në Bruksel.

Aktualisht, Ura e Ibrit është e hapur vetëm për këmbësorë.

spot_img

Të fundit

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që...

Parashikimi i motit për të premten

Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira...

Gjendet i pajetë 62-vjeçari në Tiranë

Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në...

Ministri Çeku s’e mohon dorëheqjen nëse i ngritet aktakuzë

Ministria e Kulturës, e udhëhequr nga Hajrullah Çeku e...

“Tung e ki, a të thashë mos fol sene që s’i din”, nxehet debati mes Zana Avdiu e Azdren Shalës

“Koalicionet fetare dhe kauza për Familjen”, është tema që po trajtohet në “Pressing” të T7. Kur po flitej për çështjen e gjinisë, aktivistja feministë Zana...

Parashikimi i motit për të premten

Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të...

Gjendet i pajetë 62-vjeçari në Tiranë

Një 62-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në rrugën ‘Kodra e Diellit’ në Tiranë.Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se dyshohet që...