Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Molliqaj s’beson që do të ketë zgjedhje: Opozita po i realizon dëshirat e vet, po i shërben Qeverisë

Molliqaj s’beson që do të ketë zgjedhje: Opozita po i realizon dëshirat e vet, po i shërben Qeverisë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj nuk beson që vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ai i tha Ekonomia Online se zgjedhjet parlamentare nuk do të mbahen më herët për shkak se opozita nuk po bënë presion sa duhet dhe se po ia lehtëson jetën Qeverisë.

Madje thotë se Qeveria po i realizon të gjitha dëshirat e veta po jo edhe obligimet ndaj qytetarëve.

“Nuk besoj që ka zgjedhje se opozita parlamentare nuk është që organizuar nuk është që është duke bërë presion nuk është që po i kërkon ato zgjedhje të gjitha nevojat po ja plotësojnë Qeverisë ia kanë zgjedh presidenten ia votojnë ligjet që janë në njësi të veçantë për të”.

“…po ashtu e patën një kohë kinse njëfarë bllokade sa i përket çështjes së marrëveshjes ndërkombëtare edhe ajo çështje është blloku nuk ka arsyeje për me shkuar në vend ku kjo opozitë parlamentare po ia lehtëson jetën Qeverisë dhe Qeveria po i realizon të gjitha dëshirat e veta po jo edhe obligimet ndaj qytetarëve”, tha ai.

Molliqaj ka thënë se nga rezultatet e testiti PISA është dëshmuar se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti është duke e shndërruar gjendje në vend edhe me keq se sa ka qenë në të kaluarën.

/TV Arbëria