Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, i ftuar në FRONTAL në T7, ka diskutuar për fushatën dhe zgjedhjet e 9 shkurtit, duke folur edhe për deklarimet e Albin Kurtit, fjalorin e sjelljet e tij në fushata, duke thënë se sipas tij, Kurti është shumë rehat.
Molliqaj është shprehur i bindur se Kurti ka shumë qejf, kur e thërrasin ‘‘Albin baba’’.
Pos kësaj, i pari PSD-së ka deklaruar se sipas tij, ‘‘situata nuk po shkon në drejtimin e duhur’’.
‘‘PSD ka mëndu që është më mirë me garu bashkë. Ne jemi të bindur që situata nuk po shkon në drejtimin e duhur. Ka një moskuptim të popullit, ata që se kanë kuptu ca ka ndodh në vitin 2021, ka rrezik që se kuptojnë as 2022, e për shkak që se kanë kuptu ça ka ndodh 2021, s’janë tu e kuptu ca ka me ndodh me 9 shkurt.
PSD edhe për këtë ka lexim të ndryshim. Në fakt ky është Albin Kurti është i vërtetë. Është logjikë e njëjtë. Ky tash është shumë rehat. Ky ka kënaqësi me e dominu skenën publike, sepse është janë si krejt autoritarët. Ky është në elementin e vet.
Albini kur sheh rrezik bëhet i matun. Për bindjen time, që po e thirrin ‘ ‘Albin baba, Albin baba’’, e ai ka shumë qejf që po e thirrin’’, ka thënë ai mes tjerash.