Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Molliqaj me parti viziton Haradinajn pas lirimit nga Haga

Molliqaj me parti viziton Haradinajn pas lirimit nga Haga

Gjatë ditës së sotme Partia Social Demokrate me në krye Dardan Molliqaj ka vizituar Nasim Haradinaj në shtëpinë e tij në Gllogjan pas lirimit nga Gjykata Speciale.

Molliqaj ka thënë se Nasimi ishte i fortë dhe i palëkundur përkundër padrejtësisë që i është bërë këto tri vite.

”Bashkë me aktivistë të PSD-së vizituam Nasim Haradinajn në shtëpinë e tij në Gllogjan. Krahas gëzimit për lirimin e tij, pas një mbajtje të padrejtë nga Dhomat e Specializuara, mbretëronte edhe hidhërimi tek të gjjthë për dënimin e padrejtë të Calit. Nasimi ishte i fortë dhe i palëkundur përkundër padrejtësisë që i është bërë këto tri vite’’, ka thënë Molliqaj.

Më tutje Molliqaj thotë se për PSD-në të gjitha llojet e persekutimeve që po u bëhen krerëve të UÇK-së në Hagë, përveç të papranueshme, janë edhe argument shtesë që kjo Gjykatë është e padrejtë, një etnike dhe raciste.

Lufta e drejtë e UÇK-së nuk mund të gjykohet me formate të tilla gjyqësore, ka shtuar më tutje Molliqaj.

/TV Arbëria