Kryetari i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj përmes një postimi në Facebook ka kërkuar që Kosova ta njohë shtetësinë e Palestinës, shkruan Arbëria TV.

Molliqaj shkruan se kush dëshiron paqe sot, “emri i saj është liri dhe vetëvendosje për Palestinën”.

Ai ka përmendur disa shtete të cilat e kanë njohur dhe disa që pritet ta njohin shtetin palestinez, e sipas tij kjo duhet të vlejë edhe për Kosovën.

“Kush don paqe sot, emri i saj është liri dhe vetëvendosje për Palestinën. Së fundi, Spanja, Norvegjia e Irlanda njohën Palestinën si shtet. Një gjë të tillë pritet ta bëjë shpejt edhe Sllovenia. Fushata e filluar për njohjen e Palestinës duhet vazhduar edhe në Kosovë. PSD kërkon nga Qeveria e Kosovës njohjen e Palestinës shtet, si kërkesë për paqe, liri dhe vetëvendosje. Sepse nervi human midis njerëzve do të jetë gjithmonë liria!”,  ka shkruar kreu i PSD-së.